Në nder të 25-vjetorit të filmit fitues të Oscar-it, rikthehet në ekran “Titanic”!
‘Titanic’ i James Cameron është duke u rikthyer në ekranin e madh në një version të ri për të festuar përvjetorin e 25-të. Sipas Paramount Pictures, filmi do të shfaqet në ekran më 10 shkurt, përpara festës së Shën Valentinit. Paramount fitoi të drejtat e filmit vitin e kaluar pasi Disney vendosi një ri-publikim ndërkombëtar për filmin hit për t’u parë nga fansat në 3D. Disney e vendosi rishfaqjen gjithashtu për 10 shkurt të këtij viti për nder të 25-vjetorit të filmit fitues të Oscarit.
Kjo nuk është hera e parë që fansat do të kenë mundësinë të përjetojnë historinë e dashurisë së Jack (Leonardo DiCaprio) dhe Rose (Kate Winslet). Në vitin 2012, filmi romancë u dha për herë të dytë në kinema. Rishfaqja e vitit 2012 vazhdoi të fitonte një rekord prej 67 milionë dollarësh në javën e hapjes dhe në vitin 2017, Titanic doli sërish në ekranet e mëdha për festimin e 20 vjetorit të tij.
Titanic ka pasur një ecuri të mirë gjatë viteve që nga publikimi i tij i parë në 1997, madje duke i bërë aktorët DiCaprio dhe Winslet në mega-yje dhe emra të njohur. Filmi dominoi Oscars me 11 fitore, duke përfshirë regjisorin më të mirë, këngën më të mirë origjinale, filmin më të mirë, montazhin më të mirë, regjinë më të mirë artistike, setin më të mirë të kostumeve dhe kinematografia më e mirë. Edhe pas 25 vjetësh, filmi vazhdon të marrë lëvdata, duke ruajtur vendin e tretë në filmat me fitime më të larta. Me daljen e tij fillestare, filmi u bë kampioni numër një i të gjitha kohërave në arkat botërore.
Top Albania Radio