Në muajin e fundit të shtatzanisë, Olta Gixhari poston videon e ëmbël

Olta Gixhari është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar.

Pak kohë më parë, aktorja dha lajmin e bukur se së shpejti do të bëhet nënë. “Mom and Dad” shkroi Olta krahas postimit që bëri në Instagram, teksa pozonte së bashku me partnerin e saj në breg të detit.

Aktorja ka qenë shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ka ndarë momente gjatë kësaj periudhe të ëmbël.

Dhe ndërsa ndodhet në ditët e fundit të shtatzanisë, Olta nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit edhe një video të ëmbël, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Vitin që lamë pas, aktorja rrëfeu se është në një marrëdhënie me një djalë shqiptar që jeton në Spanjë.

Periudha e karantinës e gjeti aktoren shqiptare pranë të dashurit, identitetin e të cilit është kujdesur ta mbajë larg vëmendjes së mediave.