Në muajin e 9-të të pritjes së ëmbël, Almeda Abazi bën blerjet e fundit për djalin

Ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Almeda-2

Shumë shpejt djali do të vijë në jetë, pasi bukuroshja me origjinë shqiptare është në muajin e fundit. Blerjet dhe shpenzimet për të voglin kanë qenë të shumta dhe të mëdha. Disa prej tyre Almeda i ka ndarë me të gjithë qëkur e zbuloi shtatzëninë.Së fundmi ajo ka publikuar një foto të ndenjëses që përdoret për ta vendosur në makinë ose për ta mbajtur në duar teksa prindërit shëtisin me bebin. Emocionet e Almedës për gjithçka po përjeton vetëm shtohen ndërsa pritjes po i vjen fundi, shkruan Who.