Në mes të pandemisë, dy të rinjtë shqiptar kurorëzojnë në martesë dashurinë/ Video

Dy të rinjë nga Shkodra, pavarësisht përhapjes dhe frikës nga koronavirusi, kanë vendosur të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre.
Në këtë dasmë ka pasur shumë pak të ftuar, shumica e të cilëve ka qenë vetëm rrethi i ngushtë familjar.
Ata i kanë shkëmbyer unazat përpara Kishës, e cila ka qenë e mbyllur.
Në këto pamje, shihen se të rinjtë nuk kanë mbajtur veshur maska dhe doreza, si dhe nuk kanë respektuar masat e distancimit social.