Në lidhje me reperin e njohur? Reagon për herë të parë Adele dhe zbulon se…

Adele është përfolur për një romancë me reperin britanik, Skepta.

Por këngëtarja i hodhi poshtë thashethemet se është një mashkull i ri në jetën e saj, duke treguar se është single.

Së fundmi, ylli i popit ishte e ftuar në “Saturday Night Live” dhe ndau një foto me ndjekësit në Instagram.

“Gëzuar Halloween! Po kthehem në shpellën time tani për të qenë zonja mace (beqare) që jam!”– shkroi 32-vjeçarja.

Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Simon, këngëtarja u përfol se nisi një lidhje me reperin 28-vjeçar.

Adele është nënë e një djali 8-vjeçar, Angelo me ish-burrin. Ndërsa Skepta ka një vajzë 2-vjeçare, të quajtur River nga një lidhje e mëparshme.

/Panoramaplus.al