Në lidhje me një 24-vjeçar? Shakira zbulon si qëndron e vërteta
Shakira i ka dhënë fund spekulimeve në lidhje me jetën e saj personale, pas lajmeve se ka nisur një lidhje me instruktorin e sërfit.
Këngëtarja e hitit ‘Waka Waka’, e cila u nda nga Gerard Pique pas shumë vitesh lidhje, së fundmi e gjeti veten mes zërave se ka gjetur sërish dashurinë.
Megjithatë, duke e mohuar këtë, Shakira tha: “Në respekt për fëmijët e mi dhe momentin e pambrojtur që po kalojnë, kërkoj nga mediat të ndalojnë spekulimet. Unë nuk kam asnjë partner dhe nuk dua asgjë tjetër veçse t’i përkushtohem plotësisht fëmijëve të mi dhe mirëqenies së tyre.”
Ndërkohë, u raportua gjithashtu se instruktori i sërfit ka qenë në kontakt me të gjithë familjen e tyre pasi në të kaluarën i ka dhënë mësime edhe Gerardit.
Thashethemet u përhapën kur Shakira u pa duke bërë sërf me 24-vjeçaren Gorka Ezkurdia pranë një plazhi. Në fotot virale, të dy shiheshin duke qëndruar pranë njëri-tjetrit.
Kjo vjen pasi Shakira nënshkroi zyrtarisht marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve me ish-partnerin e saj Pique, i cili ka hequr dorë nga kujdestaria e fëmijëve.
Pique ka lejuar fëmijët e tyre, Sasha dhe Milan, të zhvendosen në Miami pas një takimi “intensiv” 12-orësh me Shakira.