Në lidhje me modelen indiane? Ardian Bujupi i bën konfuzë të gjithë, ja çfarë deklaroi këngëtari
Ardian Bujupi u përfol se ishte në një lidhje me modelen e klipit të tij ‘Modela’, Sabrine Khan.
Thashethemet u ndezën nga vetë këngëtari dhe modelja indiane.
Të dy shfaqeshin shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Megjithatë Ardian Bujupi i ka bërë konfuzë të gjithë me deklaratën e fundit.
Këngëtari hodhi poshtë të gjitha thashethemet, duke thënë se nuk është në një lidhje me modelen indiane.
Ai u shpreh se mes tyre ka vetëm një shoqëri të bukur.
“Nuk jam në lidhje. Nuk jam në lidhje me Sabrinën. Jemi shoqëruar, është vajzë e mirë dhe më ka ndihmuar shumë me këngën “Modela”. Kështu lindi shoqëria mes nesh. Jemi kënaqur por nuk jam në lidhje me të, jam i sigurt,”- tha Ardian Bujupi, i ftuar në emisionin “Nin”.
Ndërsa pyetjes nëse ka presion nga familja për tu martuar me shqiptare iu përgjigj: “Shumë, babai nuk e ka problem. Thotë bëj çfarë të duash, kurse nëna e do shqiptare.”
Këngëtari rrëfeu se e dashura e tij e fundit është shqiptare.
“E dashura ime e fundit ka qenë shqiptare,”– tregoi Ardian Bujupi, ndërsa hezitoi të tregojë emrin e saj duke thënë se nuk dëshiron të bëhet personazh publik.
/Panoramaplus.al