Në lidhje me aktorin amerikan? Reagon vajza e Shpëtim Saraçit: Është shqiptar

Pak ditë më parë në mediat sociale qarkulloi lajmi se vajza e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit ishte në një lidhje me komedianin amerikan O’Neal McKnight.

Së fundmi në lidhje me këto lajme ka reaguar vet Era me anë të një postimi më rrjetin e saj social Instagram.

Vajza e artistëve jo vetëm ka mohuar lajmet, por edhe ka zbuluar se i dashuri i saj është shqiptar. “Më vjen të qesh me çfarë po dëgjoj dhe lexoj. S’do harxhoja kurrë kohën time të vyer për të sqaruar këtë lajm qesharak dhe aspak të vërtet, por ja që jam e detyruar. Po ju siguroj që ta bëni gjumin rehat: i dashuri im është shqiptar, TUNG!”, ka shkruar ajo.

Kujojmë që shkak për lajmet e lidhjes se saj me komedianin amerikan O’Neal McKnight u bënë komentet e shumta që ai ka bërë vazhdimisht në fotografitë e Erës.