“Në këtë botë duhet me qen edhe lojtar”- Fifi ndan me ndjekësit shqetësimin serioz për jetën private: Jam e dashuruar, por…
Pak ditë më parë, Fifi bëri një deklaratë duke treguar raportet që kishte me tre persona: me Flor Mumajesin, me Stresin dhe me Xhuljo Tabakun.
Por, fjalët e saj janë keqinterpretuar dhe duket se kjo e ka “bezdisur” këngëtaren.
Për këtë arsye, nëpërmjet një postimi të gjatë në Instastory, Fifi sqaron se është e dashuruar, por s’ka asgjë më shumë për të thënë.
“Jo shumë kohë më parë kam thënë në një status që kur të kem gjëra konkrete do ju them vetë personalisht dhe e vetmja gjë konkrete është që jam e dashuruar. Ndërkohë zonja dhe zotërinj, m’keni prek n’familje, m’keni prek n’kallo,”- shkruan ajo ndër të tjera.
Fifi gjithashtu tregoi se mbase ishte faji i saj që kishte zgjedhur të ishte sociale dhe të ndante me të tjerët pothuajse çdo moment nga jeta e saj e përditshme.