Në kërkim të destinacioneve më të bukura, Ori Nebijaj zbulon “parajsën” mbi tokë

Prej disa ditësh, Ori Nebijaj ka treguar se ka nisur të zbulojë një sërë destinacionesh ekskluzive për sezonin e radhës të programit ‘She’s On Top’.

Së fundmi moderatorja ka ndarë me ndjekësit një nga panoramat më të bukura në natyrë, duke e krahasuar atë me parajsën.

“Ke qenë në parajsë? Pushime On Top së shpejti, vizito Shqipërinë”, ka shkruar Ori krah postimit i cili ka marrë menjëherë shumë pëlqime.

Nebijaj do ta drejtoje edhe këtë vit krah Flori Gjinit programin veror, për të cilin deri më tani kanë zbuluar vetëm promon, por asnjë datë se kur do të shfaqet në ekran për të gjithë teleshikuesit.

revistawho.com