Në karantinë me Zunën, Loredana tregon me një video si po i kalon këto ditë pranë tij

Reperja e njohur, Loredana vendosi që disa javë më parë t’i jepte fund thashemeve lidhur me raportin me reperin Zuma.

Ajo tregoi në videoklip se vazhdon të ruajë respekt për Mozzik dhe se me Zunën nuk ka asgjë tjetër, përveçse miqësi. Edhe vetë artisti e pohoi këtë fakt me anë të një postimi në ‘Instagram’ ku kërkoi që për Loredanën të tregonin respekt pasi është një nënë beqare.

Ndërsa pak minuta më parë, Loredana ka treguar me anë të një videoje se është karantinuar me Zunën. Ajo çfarë bie në sy është humori i dyshes, të cilët janë të dy duke kënduar.

Edhe në këtë postim reagimet e ndryshme të ndjekësve nuk kanë munguar, të cilët kanë lënë një sërë komentesh.

https://www.instagram.com/p/B-FstKalJzf/?utm_source=ig_embed

revistawho.com