“Ne jemi të bekuar”, aktorja e njohur në pritje të fëmijës së parë!
Aktorja e njohur Lindsay Lohan dhe partneri i saj Bader Shammas do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vet aktorja për TMZ.
“Ne jemi shumë të emocionuar për ardhjen e anëtarit tonë të ri të familjes dhe mezi po presim këtë kapitull të jetës sonë”, ka thënë ajo.
”Ne jemi të bekuar dhe të emocionuar”, ka shkruar ajo në “Instagram”.
Lindsay dhe Bader u martuan vitin e kaluar. Ata filluan të takoheshin pak para se pandemia të mbyllte botën, dhe në nëntor të 2021 Lindsay njoftoi fejesën e tyre.