Në hotel me 1 transgjinore/ U arrestua sot, si Beqiri tentoi të vrasë shokun e tij

Markelian Beqiri, i riu nga Durrësi, i cili ra sot në prangat e Policisë së Tiranës, akuzohet se më 9 dhjetor të vitit të kaluar ka qëlluar për të vrarë mikun e tij Anri Sulejmani, i cili mbeti i plagosur rëndë, por falë ndërhyrjes në kohë, arriti të shpëtojë.

Por si ndodhi përplasja?

Plagosja ka ndodhur më datë 9 dhjetor, brenda një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë. Brenda dhomës së hotelit ishin tre djem dhe një vajzë transgjinore. Ende nuk dihen arsyet se përse ka nisur konflikti, mirëpo në një moment, 26-vjeçari Markeljan Beqiri ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka plagosur shokun e tij 20-vjeçar Arni Sulejmani. Ky i fundit në dëshminë e tij pretendonte se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, ndërsa ndodhet ende në spital duke u kuruar për plagën e marrë në krah. Pas plagosjes, autori 26-vjeçar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në pranga kanë përfunduar Anxhela Brisku dhe Enver Hysenaj.

Ndërkohë, policia vuri në pranga për ngjarjen edhe Tefik Shehun, një 32-vjeçar i dënuar me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës. 32-vjeçari është dënuar për veprën penale “Moskallëzim krimi”, në lidhje me ngjarjen.

Në lidhje me ngjarjen është pyetur edhe Anxhela Brisku, transgjinorja e cila u gjet brenda hotelit në Durrës, aty ku ndodhi plagosja me armë zjarri. 22-vjeçarja ka rrëfyer se ishte e dehur dhe nuk mban mend se për çfarë arsye u plagos Sulejmani. Më tej, Brisku ka pohuar se të gjithë do të konsumonin kokainë mirëpo ende nuk e kuptoi se përse e gjithë situata devijoi deri në plagosje.

(e.h/dosja.al)