Në Greqi për sufllaqe dhe xaxiqi, kjo është dreka romantike e Devis Xherahut me miss-in

Kanë shumë vite të dashuruar dhe shpesh vizitojnë Greqinë, vendi ku këngëtari Devis Xherahu zhvilloi karrierën e tij si këngëtar. Sot partnerja e tij, ish-Miss Shqipëria Ertemiona Mejdani ndau foto nga udhëtimi i tyre çift në Kostur, para nisjes për në Selanik. “Greek mood”, shkruan Ertemiona sipër fotove ku Devisi shijon një drekë modeste me sufllaqe dhe salcë xaxiqi, një pjatë tipike e kuzhinës greke. Mesa duket çifti që bashkëjetojnë prej vitesh në Tiranë kursejnë paksa, kur udhëtojnë jashtë vendit. /Story.al/