Në gjurmët e së ëmës, vajza e Inis Gjonit publikon këngën e parë
Coco Antonel, vajza e këngëtares dhe regjisores Inis Gjoni i është futur industrisë së muzikës. Adoleshentja, e cila për pak javë mbush 12 vjeç, duket se e ka pasion të kënduarit dhe ka realizuar videoklipin e e saj të parë. Përballja me skenën nuk është diçka e re për artisten e vogël. Kujtojmë se ajo pati para pak kohësh daljen e parë si këngëtare në “Miss Shqipëria”.
Ka qenë nëna e saj, Inisi, që ka publikuar një pjesë nga videoklipi i së bijës, ndërsa reagimet kanë qenë të shumta.
Në një intervistë të disa viteve më parë kur Coco ishte e vogël, Inisi shprehej se nuk do të donte që vajza të ndiqte hapat e saj por me sa duket e bija po projekton vetë të ardhmen e saj.