Në gjurmët e prindërve, djali i artistëve shqiptarë zbulon detaje nga kënga e tij e parë ‘solo’

Duket se djali i dy artistëve të njohur, kompozitorit Ilir Berani dhe këngëtares Gili, po ecën në gjurmët e prindërve. Redoni është i ri në moshë, por shumë i talentuar. Ai ka qenë në një lidhje ‘live’ në “Wake Up” për të folur për projektin e tij të parë solo “Aktore”. I pyetur se çfarë e frymëzoi për këngën ai tha: “Njerëzit fallco dhe ka shumë të tillë”.

Kujtojmë se në muajin qershor ai ka publikuar bashkëpunimin e tij të parë “Class” me SoyaRedoni studion në Greqi për biznes dhe aktualisht është në vitin e fundit ndaj siç duket ka zgjedhur dhe momentin e përshtatshëm për të menaxhuar vetë karrierën e tij pas përfundimit të studimeve.