Në gjurmët e mamit, Marget një “little fashionista”
Që prej momentit kur u bë nënë për herë të parë, Marina nuk ka ndarë shumë postime në rrjetet sociale të Marget duke e mbajtur të bijën larg vëmendjes.
Por sot, në momentet e ëmbla të mbrëmjes me të voglën, nuk rezistoi dot dhe e publikoi një video të saj teksa grindet, si çdo fëmijë. Ajo që bie në sy ndër të tjera, është veshja e Marget, të cilën që tani, Marina ka filluar ta veshë me stil dhe me markën Elisabetta Franchi që e solli në Shqipëri pasi u bë imazh i saj.
Një fashonista e vogël po rritet, por prindërit i kanë bërë gati edhe disa detaje shumë shqiptare për shtrojat e saj, siç duket sërish në video.
As Marina as Getoari nuk postojnë foto të vajzës. Ata kanë lënë të kuptohet se do e mbajnë larg mediave sociale dhe çdo moment të lirë ja kushtojnë asaj, jashtë angazhimeve në punë.
Marget erdhi në jetë në datë 24 nëntor të vitit që lamë pas./revistawho.com