Në gjendje të rëndë në spital, postimi i fundit i këngëtarit Muharrem Ahmeti: Kur sprovat të mbulojnë…

Këngëtari Muharrem Ahmeti, ndodhet në spital në gjendje të vështirë shëndetësore, pasi sipas mediave, ka pësuar atak në zemër.

Lajmin e ka konfirmuar edhe violinisti i tij Kristian Xhaferaj, i cili përmes një postimi në Facebook, njoftoi njerëzit që ishin të interesuar pas lajmit që qarkulloi në media më herët (të pavërtetë, se këngëtari kishte ndërruar jetë), dhe ka shkruar se Ahmeti është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Pershendetje te gjithve Shok koleg te vllait ton Muharrem ahmeti esht e pamundur ti pergjigjem cdo njeriut prej jush kam mbi 700 telefonata.

Muh-2

Vertete ka kaluar nje gjendje te rend Shendetsore por esht GJaLL i lutem te gjithve Atyre shok qe postojn gjera jo te verteta ti fshin Sepse nuk jan te verteta. Vllai jon ka nevoj per lutjet tona qe gjendja e tij te behet me mir Me respekt Kristi.”, shkroi Xhaferaj.

Muh-3

Mirëpo, këngëtari mesa duket kishte ditë që nuk ishte ndier mire. Po të shohësh profilin e tij në rrjetet sociale, vë re se ai kishte kohë që nuk ishte aktiv.

Ndërsa më 16 shtator, në Instagram ai kishte publikuar një thënie që flet për disa sprova dhe fatkeqësi, të cilat po kalonte.

Deri më tani nuk janë dhënë informacione të tjera për gjendjen e tij shëndetësore. Le ti urojmë shërim sa më të shpejtë këngëtarit.