Në garë me Ben Affleck? Edhe P.Diddy po kërkon një rikthim me JLO

Pikërisht kur u konfirmua ribashkimi i Jennifer Lopez me Ben Affleck pas 17 vitesh, ndodhi e papritura. Një ish-partner i këngëtares 51 vjeçare ka dalë në “skenë”. Bëhet fjalë për Sean Combs i njohur ndryshe si “P.Diddy”, i cili po garon me aktorin për të rifituar dashurinë e divës së famshme. Sean i ka surprizuar të gjithë teksa ka ndarë në Instagram një foto të vjetër të tij, ku shfaqet krah Jennifer Lopez.

Fotografia është realizuar gjatë kohës që dyshja ishin në një lidhje dashurie.
“#tbt”, shkroi ai, në foton e vitit 2000, ku shfaqet duke shtrënguar duart me Lopez.

Publikimi i këtij kujtimi kaq romantik me JLO nga P.Diddy është përkthyer nga ndjekësit si një mënyrë për t’i tërhequr vëmendjen këngëtares që të rikthehet me të.

Jennifer dhe Sean kanë jetuar një histori dashurie nga shtatori i vitit 1999 deri në shkurt 2001. Në të njëjtin vit, Lopez njohu Affleck, ndërkohë që xhironin “Gigli” dhe të dy u fejuan në nëntor të 2002. /News31