Në funeralin e princit Philip pritet që Harry dhe William të aktrojnë
Ndarja nga jeta e princit Philip ka bërë që Harry t’i lë pas hatërmbetjet me familjen dhe të niset për në Mbretërinë e Bashkuar. Ditën e djeshme Harry ka mbërritur dhe po i qëndron pranë Mbretëreshës në këtë moment të vështirë. Por të gjithë janë kuriozë për marrëdhënien e tij me të vëllain, Williamin.
Sipas ekspertëve, Harry dhe William do aktrojnë sikur kanë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin për hir të këtij funerali.
“Gjatë kohës që Harry është në Mbretërinë e Bashkuar ata do i lënë pas pakënaqësitë. Harry dëshiron të kthehet sa më shpejt tek Meghan sapo funerali të mbarojë prandaj nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë skenë që të turpërojë familjen e tij. Harry e di që e gjitha kjo po bëhet për gjyshin e tij dhe do jetë një shfaqje e mirë. E gjithë bota do i shohë sesi do sillen Harry, William dhe babai i tyre Princi Charles. Por nuk kemi për të parë njeri duke i hedhur krahun tjetrit për ta mbështetur. Do sillen të koordinuar”-thanë ekspertët.