Në fshehtësi të plotë, fejohen dy aktorët e njohur turq

Dy aktorët e njohur turq, Taner Ölmez dhe Ece Çeşmioğlu i kanë dhënë fund beqarisë. Mediat turke bëjnë të ditur se ata janë fejuar në fshehtësi.

Në fejesë ishin të ftuar vetëm familjarët e çiftit dhe miqtë e ngushtë, për shkak të pandemisë së Covid-19. Taner Olmez është shumë i njohur nga roli i tij në serialin “Doktori i mrekullive” i cili do të nisë transmetimin së shpejti në TV Klan.

Ndërsa Ece Çeşmioğlu ka luajtur rolin e “Sulltaneshës Atike” në serialin “Sulltanesha Kosem”. Dy aktorët janë prej vitesh së bashku ndërsa në janar Taner i propozoi për martesë partneres gjatë pushimeve të tyre në Belgjikë.

Bërtita Po. Belgjika është një qytet për të cilin isha kurioz, shkova për herë të parë”-tregoi aktorja.

revistawho.com