Në foton e fundit të Getoarit, gjithë vëmendjen e mundshme e mori i ati i reperit
Getoar Selimi ka ndarë së fundmi një foto ndryshe në rrjet. Duke u rikthyer pas në kohë, Geti shihet në moshë fare të vogël, krah nënës dhe babait të tij. “Unë me prindërit e mi, në vizitë tek babi ushtar…”, ka shkruar reperi, ndërsa komentuesit kanë vënë në dukje diçka tjetër.
Nga foto, nuk mund të mos dallohet ngjashmëria mes Getit dhe të atit. “Si dy pika uji”, ka qenë ky komenti për të cilin përdoruesit në rrjet kanë rënë dakort në të njejtën pikë. Babai i reperit është komentuar disa herë për stilin e tij rinor dhe për faktin se ka qenë shtysa më e madhe për Getoarin në rrugëtimin e tij në muzikë.