“Në fillim të 2024 nuk do të ketë para letër”, konspiracionisti shqiptar: Të gjithë do të kenë çipa në trup

Studiuesi konspiracionist, Arianit Sllamniku ka deklaruar se në fillim të vitit 2024 do të zhduken paratë në formë letre dhe do të futet paraja digjitale në qarkullim.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka thënë se të gjithë do të kenë në trup një çip dhe ai do të përfaqësoj paratë, do të ketë në kontroll gjithçka, përveç emocioneve.

“Në të ardhmen e afërt, fundi i vitit 2023 dhe fillimi i 2024 do të fillojnë kriptovalutat dhe paratë e gatshme të letrës do të zhduken, “do të falimentojnë” bankat dhe do të futet paraja digjitale në qarkullim. Për paranë digjitale së pari do të lëshohen disa kartela ose përmes telefonit me disa kode të ndryshme. Mos e ndiqni shumë teknologjinë se është e dëmshme për shëndetin.

Një çip në trup ka në kontroll gjithçka, vendodhjen, çfarë klikon, çfarë të pëlqen. Të gjitha i ka në kontroll, vetëm një gjë nuk ka në kontroll, emocionet tuaja. Do t’i kenë shumë shpejt, sepse përmes çipit me anë të këtij pantetimi do të kontrollojë edhe emocionet”, u shpreh studiuesi.

/abcnews.al