“Në fillim s’më pëlqente’, modelja shqiptare tregon se si u njoh me bashkëshortin
Në një intervistë tek ‘Rudina’, ajo ka treguar detaje interesante nga jeta personale dhe jo vetëm. Ish-missi, Diellza Kolgeci ndër të tjera rrëfeu se si ishte njohur me partnerin e saj, Fisnik Rugovën, basketbollit profesionit me Kombëtaren e Kosovës.
Në fakt u janë dashur vitë që ajo dhe Fisniku të lidhen bashkë.
“Kur kemi filluar tamam ka qenë para 2–3 viteve. Fisi më ka shkruar edhe më herët, jo se e kam injoruar por në fillim nuk e kam pëlqyer ashtu, e kam ndjekur si futbollist, se mua më pëlqen sporti, më pëlqente si sportist. Kur kemi qenë më shumë bashkë, me shoqëri më ka pëlqyer karakteri i tij, që është shumë i qetë, edhe me qenë nervoz është shumë i buzëqeshur. Pak a shumë e kemi të ngjashme këtë, por unë në shtëpi e tregoj, jam temperament. Shoqëria dhe vendet e njëjta janë ato që na ka lidhur“.
Ata kanë vetëm 5 muaj që janë bërë prindër të një vajze.