“Në fillim josh femrat…”/ Bledi për Kristin: S’ka ndonjë aftësi tjetër
Edhe për të dytën herë që u bë pjesë e shtëpisë, Bledi sërish zgjodhi që të ngacmojë Kristin.
Teksa të gjithë ishin mbledhur në oborr dhe po konsumonin kafen e mëngjesit, Bledi nisi të hidhte “kunja” për Kristin, ndonëse duke folur me batuta.
Ai u shpreh se Kristi nuk ka asnjë aftësi tjetër, përveçse të joshë femrat. Sipas Bledit, ai të tillë e ka paraqitjen, pasi bën stërvitje.
Edhe Qetsori u bë palë me Bledin, duke thënë se Kristi përdor pasaportën për të “peshkuar”. Nisur kjo, nga fakti që Kristi zotëron pasaportë belge.
Pavarësisht ngacmimeve, ky i fundit zgjodhi të heshtë.