“Në fillim e kam paragjykuar”- E dashura e Seldi Qalliut flet për marrëdhënien me këngëtarin
Seldi Qalliu është në një lidhje dashurie me vajzën 22-vjeçare, Sindi Çelën, të cilën e prezantoi me të gjithë nëpërmjet fotos që publikoi në rrjete sociale, në ditën e saj të lindjes.
Së fundmi, Sindi ka folur më shumë në lidhje me raportin që ka me këngëtarin, përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Insastory.
“Në fakt në fillim e kam paragjykuar shumë Seldin, por kur u njoha, pastaj më doli komplet kundër. Është një djalë shumë i thjeshtë, i sjellshëm, i edukuar dhe i respektueshëm. Është thjesht fantastik”,- u shpreh ajo.
Në lidhje me të shkuarën e këngëtarit, Sindi tha se nuk bëhet xheloze për Mimozën sepse Seldi është treguar gjithmonë shumë i pastër e i sinqertë me të.