Në familjen e Ledri Vulës ka festë, reperi ndan me ndjekësit videon e veçantë

Reperi i njohur, Ledri Vula, ka treguar shpesh se ka një lidhje mjaft speciale me gjyshërit e tij.

Ata janë dy fansat e tij më të zjarrtë dhe kjo duket shpesh në videot që reperi publikon, teksa ata e mbështesin shumë.

Gjyshja e tij ka festuar së fundmi 85-vjetorin dhe Ledri bashkë me familjen janë kujdesur t’i dhurojnë disa momente të veçanta, edhe pse janë të vetizoluar.

Reperi ka publikuar një video, teksa i këndojnë këngën e ditëlindjes dhe ajo shfaqet pranë tortës.