Në ditët e fundit në Shqipëri, Xheni e “Big Brother” i rikthehet historisë me Benardin

Xheni dhe Benardi ishin një nga çiftet më të pëlqyera të ‘Big Brother Albania 9’. Lidhja e tyre vazhdoi dhe pas daljes nga ky ‘reality show’, por më pas çdo gjë mori fund. Pavarësisht kësaj dyshja vazhduan të përfliteshin shumë dhe shpesh herë u aludua edhe për një rikthim të mundshëm. Por tashmw dihet se historia e tyre e dashurisë ka përfunduar dhe tanimë secili prej tyre jeton jetën e tij. Pas ndarjes Xheni është ajo e cila ka dhënë më shumë detaje nga marrëdhënia dhe është sërish ish-banorja e cila nëpërmjet një përgjigjeje në ‘Instatory’ ka treguar edhe një herë se dashuria e saj për Benardin ka qenë e pastër. Fansat e kanë pyetur se nëse do të kthehej pas a do të zgjidhte Benardin dhe ajo është përgjigjur me “Po”, shkruan Who. Më tej në përgjigjet e saj ish-banorja ka treguar se shumë shpejt do të largohet nga Shqipëria për të shkuar pranë familjes së saj në Itali.