Në ditën e tij të lindjes, Sindi Çela vendosi ta uronte Seldi Qalliun publikisht me këto foto që nuk i kishim parë më parë
Sot, Seldi Qalliu feston ditëlindjen ndaj partnerja e tij, Sindi Çela, ka zgjedhur foto të veçanta që s’i kishte treguar më parë, për t’i bërë një urim publik.
Në Instastory, Sindi shkroi “Gëzuar ditëlindjen”, shoqëruar me tre zemra të kuqe.
Kjo vjen disa javë pasi dyshja u përfol për ndarje, ngaqë fshinë nga rrjetet sociale fotot që kishin me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në Instagram.
Më pas Sindi shpjegoi se nuk ishte e vërtetë që ishin ndarë dhe e gjithë kjo kishte ndodhur nga sjellja e saj impulsive.
Seldi ishte i pari që e bëri publike lidhjen në muajin shtator të vitit që lamë pas. Ai e uroi partneren për ditëlindje me një foto ku shkëmbente një puthje në buzë me të.
Ata treguan nëpër intervista të ndryshme se janë njohur në një koncert në Itali më 14 shkurt dhe më pas gjërat erdhën gradualisht, ndonëse pranojnë se ishte dashuri me shikim të parë.