Në ditën e saj të lindjes, Bes Kallaku i organizon surprizën më të bukur Xhensila Myrtezajt
Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen dhe këngëtarja e njohur është surprizuar që në orët e para të mëngjesit.
Mirëpo nuk ka qenë bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, ai që e ka surprizuar para të gjithëve. Në fakt, Xhensila ka marrë një buqetë të madhe me lule, në të cilën kishte edhe një shënim.
“Të dua shumë e shtrenjta ime, Alba”, shkruhej krahas dhuratës.
Në këtë 28-vjetor sigurisht nuk kishte si të mungonte edhe një surprizë nga aktori i humorit.
Besi i ka organizuar Xhensilës një festë të bukur në shtëpi dhe këngëtarja ka ndarë disa pamje nga ambienti i zbukuruar me trëndafila të kuq dhe tullumbace.
Madje, ajo zbuloi edhe një detaj. Tek tullumbacet, Besi ka shkruar edhe urimin e tij për gjysmën më të mirë të jetës së tij.
“Edhe 100 danoçja ime”, shkruhej me shkronja në ngjyrë gold tek tullumbaci.
Ajo ka marrë shumë urime nga miqtë dhe kolegët, disa nga të cilat i ka ndarë me ndjekësit në Instastory.
Xhensila dhe Besi janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.
Pak kohë më parë, Xhensila u përfol për një shtatzëni të dytë, por të gjitha aludimet u hodhën poshtë dhe artistja vazhdon të jetë në super formë, me linja trupore perfekte për shkak të stërvitjes në palestër dhe kujdesit që tregon me ushqimin.