Në ditën e flamurit Adi Krasta merr nënshtetësinë kosovare
Adi Krasta shënoi këtë 110 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë me plotësimin e një dëshire të kamotshme.
Kjo falë një “dhurate” që ka marrë pikërisht në “Ditën e Flamurit”, të cilën e ka ndarë me të gjithë në rrjetet e tij sociale.
Kështu, gazetari i njohur, ka bërë me dije se ka marrë nënshtetësinë e Kosovës, pikërisht me rastin e festës së Pavarësisë, teksa lajmin e ka bërë me dije falë një fotoje ku duket pasaporta e tij e re. Po ashtu, bashkangjitur me foton ai ka vendosur edhe një flamurin e Shqipërisë dhe një zemër të kuqe. /Prive.al