Në ditëlindjen e Donaldit dhe Romeos, urimi më i veçantë është ai i Sara Hoxhës!

Romeo dhe Donald Veshaj festojnë sot ditëlindjen e 27-të. Binjakët kanë marrë urime të shumta, por ndër të tjera ka rënë në sy ai i Sara Hoxhës.

“Gëzuar ditëlindjen djema, atë baby shower-in nuk ma organizuat, po të paktën kthehuni për emisionin”, ka shkruar Sara. Donaldi ia ka kthyer me humor përgjigjen.

“Kishim llogaritur të bënim promon me baby shower-in tënd. Po ti na e prishe surprizën”, ka shkruar ai. Nga ana tjetër Romeo i thotë se e ka festën surprizë.