Në ditëlindjen e djalit të Adrola Dushit dhe Adis Patushit, vëmendjen e mori komenti i Fifit
Djali i Adrola Dushit dhe Adis Patushit, ish-partneri i saj, festoi këtë të diel ditëlindjen.
Modelja dhe Adisi i bënë urimet më të ëmbla Troit në rrjetet sociale, ku mes komenteve të shumta, mori vëmendje ai i Fifit.
“E bekoftë Zoti me gjithë të mirat. Urime ditëlindjen Troi!”, shkroi Fifi në postimin e Adrolës.
“Happy Birthday the greatest Troi”, shkroi këngëtarja edhe në urimin e Adisit.
Të dyja vajzat kanë treguar se kanë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën. Fifi seklaroi pak kohë më parë:
“Shyqyr Zotit, ne e kemi një marrëdhënie shumë korrekte me njëra-tjetrën për hatër të çunit edhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson. Ajo është super gocë, është fantastike edhe si femër…përveçse dua të them se ajo është edhe një nënë shumë e denjë dhe pse jo do ia kisha marrë këshillat për çunin tim. Unë as nuk është që kam prishur ndonjë marrëdhënie as nuk kam hyrë në ndonjë marrëdhënie, përkundrazi unë e kam gjetur AAdisin në një periudhë shumë të largët prej momentit kur ai i ka ndarë rrugët me Adrolën. Pse unë e kam përzgjedhur atë njeri, e kam përzgjedhur sepse ai përmbysh gjysmën time, edhe unë jam shumë e lumtur që e kam në krah”.
Classlifestyle