Në depresion pasi u nda nga Uanda Nara pas tradhtisë, Ikardi nuk del në stërvitje me PSG

Divorci i papritur mes Uanda Nara dhe Mauro Ikardit duket se do të ketë shumë pasoja. Jo vetëm për faktin se çifti është bërë protagonisti kryesor i mediave rozë, e do të vazhdojë për një kohë të gjatë derisa të zbulohen detajet si shkoi situata deri këtu, por edhe për pasojat futbollistike për sulmuesin.

“L’Equipe” ka bërë të ditur se Ikardi është në depresion të plotë pas këtij divorci, që ka ardhur si rrufe në qiell të hapur për sulmuesin. Kjo është arsyeja pse ai nuk është paraqitur sot në stërvitje me PSG-në, që po përgatit sfidën e Ligës së Kampioneve ndaj Lajpcigut.

“Ai nuk ka asnjë problem fizik, thjesht është i ngarkuar emocionalisht”, shpjegonin mediat franceze, të cilat tregonin se argjentinasi po vuan ngjarjen e 24 orëve të fundit. Kjo edhe për faktin se Uanda Nara nuk ka pranuar shpjegime për atë që ka ndodhur me Çina Suarez, por është larguar nga shtëpia në Paris bashkë më fëmijët.

PANORAMASPORT.AL