Në datëlindjen e së bijës, Sabiani bën dedikimin më emocionues: “Je frika dhe ankthi im i ditës”

Ditën e sotme, bukuroshja Keisi Medini feston 19 vjetorin e saj. Mbrëmë në mesanatë janë zbuluar edhe pamjet e para nga festa, dhe vajza e ditëlindjes dukej si një princeshë e veshur me një fustan rozë dhe flokët e lidhur topuz.

Mes urimeve të shumta nga miqtë e saj, padyshim vëmendjen e “rrëmbeu” dedikimi i Sabianit. Këngëtari shqiptar, ka treguar gjithmonë që ruan një mardhënie shumë të ngushtë me të bijën. Jo rrallëherë ai shpërndan foto me të voglën e tij duke i dedikuar fjalë nga më të bukurat. Por mbrëmjen e djeshme ai kaloi çdo pritshmëri.

Duke postuar një foto të Keisit, të shkëputur nga festa e datëlindjes, Sabiani zgjodhi fjalët më të ndjera për të uruar vajzën e tij.

Sab-2

“Motla ime e vogël mbush plot 19 vjeç ahahahah sa shpejt s’po u besoj syve, u harrokan mundimet dhe sakrificat kur të sheh ty të lumtur e kaq të bukul. Hap sytë motla ime vogël, tani je më e madhe, mos ju largo shumë babos ahahahahah. Ke karrirën një herë pastaj mendo për të tjerat. Megjiëthse karrirën e ke të sigurt, të ka pikturuar i madhi zot, vullnetin e ke të trasheguar nga babo, kështu që gëzofsh edhe 100 vite të tjera si kjo ditë. Mos harro se je mendimi im i parë kur zgjohem, je frika dhe ankthi im i ditës se ku shkon, çfarë bën, çdo lëvizje e jotja dua të jetë nën kontrroll dhe kështu do jetë në përjetësi. Te dua babo pa kushte, je goca ime e vogël dhe kështu do jesh kur të të dalin edhe thinjat. Të dua princesha ime”, ka shkruar Sabiani.

Me siguri, krahas çdo dhurate që do të marrë ditën e sotme, ky urim është dhurata më e bukur për Keisin.

Gëzuar datëlindjen!/News31