Në datëlindjen e parë të Roman, Sara Hoxha u kujdes t’i dedikonte urimin më emocionues të birit
Roman ka festuar datëlindjen e parë këtë fundjavë dhe pak detaje nga festa na i zbuloi fillimisht Lori Hoxha. Një organizim i ideuar në natyrë, ku nuk mungoi argëtimi për fëmijë e të rritur, ishte gjithçka që Sara dhe Ledioni kishin zgjedhur për 1-vjetorin e më të voglit të familjes.
Këtë herë ka qenë radha e Sarës për të dedikuar disa fjalë për të birin. “Të dielën festuam vitin e parë së ardhjes në jetë të Romkit. Ishte një lumturi e madhe. Viti i fundit ka qenë plot lumturi dhe aventura, teksa ne u përshtatëm me faktin se tashmë ishim një familje prej katër anëtarësh. Nuk do ta kisha imagjinuar as në miliona vite se si një vit më parë, do të kisha aq lumturi për lindjen e dytë. Të dua shumë arusho”, ka shkruar Sara, ndërsa në foton që ka ndarë në rrjet shihet një elefant i vogël, i cili mban disa tollumbace shumëngjyrësh.
Nga disa postime të tjera të Sarës, vërehet që tavlinat janë mbushur me mini ëmbëlsira, dekorimi me krem i së cilave u është besuar të ftuarve. Nuk kanë munguar as qingjat e vegjël dhe lepujt, si pjesë e atmosferës së festës. Një festë që vërtetë nuk i ka munguar asgjë!
News31