Në dasmë nuk ishte, po për t’i uruar i uroi! Ja çfarë i tha Luiz Ejlli Arbanës dhe Eduartit
Këngëtari i njohur Luiz Ejlli nuk ishte në dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt në Toskana të Italisë, pasi ndodhet në një tur koncertesh në SHBA.Por ai ka thënë dy fjalë për çiftin, teksa i ka uruar me një video-mesazh në instagram.
Ndonëse nuk ishte i pranishëm në ditën e tyre me të rëndësishme, Luzi Ejlli ka zgjedhur4 një mënyrë ndryshe për t’i dhënë urimin e munguar çiftit.
Përmes një video-mesazhi ai ka thënë dy fjalë për Arbanën dhe Eduartin.
“I vetmi merak që më ngeli që nuk jam në dasmën e Arbanës dhe Eduartit është ai momenti kur t’i thonë a do ti Arbana ta marrësh Eduartin për burrin tënd dhe fillon…”, thotë Luizi në video.
Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre një ditë më parë në qytetin romantik italian.
M.T/Shqiptarja.com