“Në çdo jetë të kam kërkuar ty Amarda…”, Ermali i bën dedikimin më të ëmbël bashkëshortes për ditëlindje

Aktori i humorit Ermal Mamaqi ka emocionuar me një dedikim për bashkëshorten dhe nënën e fëmijëve të tij Amarda Toska.

Kjo e fundit feston sot ditëlindjen dhe prandaj Ermali ka publikuar një foto të sajën duke buzëqeshur, ndërsa i dedikon fjalët më të ëmbla.

Ai ka shkruar disa vargje ku thotë se e ka kërkuar Amin në çdo jetë.

“U zhveshëm nga pluhuri i kësaj jete

Pamë kush ishim vërtetë

Një shpirt i pastër

U takuam, u njohëm, u çmallëm

Kuptuam që kishim ardhur nga shumë larg

Si këtu dhe atëherë të kam dashur shumë

Në çdo jetë të kam kërkuar ty Amarda”, ka shkruar Ermali.