Në botën e Duas, fustanet qëndrojnë në frigorifer dhe qentë flasin shqip
Dua Lipa së fundmi na ka treguar mbi botën e saj të çuditshme por ideale ku do të jetonte përgjithmonë.
Por, bota e saj nuk është në ndonjë vend të jashtëzakoshëm ajo është në New York-un e viteve ’90 ku vajzat kishin flokë të fryra, veshje shumëngjyrëshe dhe një maxhordom të cilit i ankohen se nuk kanë çfarë të veshin.
Ky nuk është një serial apo një ëndërr e këngëtares por një promo mjaft e veçantë për revistën “Vogue” ku stilistët Bardia Zeinali dhe Jorden Bickham prezantojnë koleksionin më të ri të veshjeve të frymëzuar nga vitet ’90.
Në klip Dua shfaqet në një ditë të zakonshme në shtëpinë e saj ku i duhet të vendosë se çfarë do të veshë gjatë vakteve të shërbyera nga maxhordomi i saj. Në përpjekte për tu dukur sa më mirë, këngëtarja fillon të kërkojë fustanin perfekt. Kërkimi nis brenda frigoriferit të saj nga ku del një fustan gjigant, më pas tek shkallët e shtëpisë ku shfaqet një tjetër edhe më i madh dhe sfida për të vazhdon deri kur bie në gjumë.
Të nesërmen ajo zgjohet dhe çdo gjë nis nga e para. Ndërrimin e shpeshtë të fustaneve e komplimentojnë edhe 2 qentë e saj që për çudi flasin shqip. Për më tepër ndiqni videon e këndshme që Dua e ka postuar në rrjetin social Instagram.