Në 73 vite martesë, kjo ishte ankesa e vetme e Princ Philipit për Mbretëreshën
Me vdekjen e Princit Philip, media botërore po i kushtojnë artikuj të pafund martesës 73 vjeçare të çiftit mbretëror.
Duka i Edinburgut theksoi se ajo kalonte shumë kohë në telefon, sipas biografit të tij Gyles Brandreth.
Të mërkurën, autori mbretëror u shfaq në programin televiziv britanik “Lorraine”, ku ndau disa njohuri për Philip bazuar në 40 vjet miqësi.
“Ai më tha, Zot, ajo kurrë nuk e lë telefonin. Asnjëherë nuk i pushon telefoni. Me kë po flet?. Ishte hera e vetme që ai u ankua ndonjëherë për mbretëreshën, tha Brandreth. “Ai e dinte që e gjithë jeta e tij ishte në përkrahje të mbretëreshës”, thekson DailyMail.
Ndryshe, Filip vdiq më 9 prill në moshën 99 vjeçare. /Prive.al