Në 3 vjetorin e martesës, Turjan Hysko i dedikon këto fjalë Orinda Hutës: Le të themi publikisht që ne të dy…
3 vite më parë, Turjan Hysko dhe Orinda Huta celebruan dashurinë e tyre në martesë në një dasmë që “vodhi” vëmendjen e të gjithëve.
Moderatori e ka kujtuar këtë moment të veçantë me disa nga momentet më të bukura të dasmës, duke theksuar se ajo do mbetet dita e tyre.
“27/07/2017 Ja pra @orindahuta ka ardhur koha që mos ta mbajmë më sekret. Le të themi publikisht që ne të dy kemi 3 vite martuar. Gëzuar shpirt. Për 97 vitet e tjera mbaj përgjegjësi që do të dua, pastaj nuk i dihet jetës. Ka qenë një ditë magjike sepse kishte shumë dashuri brenda, sepse ishe dhe do mbetet dita jonë. Të dua”, ka shkruar Hysko krah postimit të fundit në rrjetet sociale.
Dyshja ruan kujtimet më të vyera nga ajo ditë dhe këtë e kanë treguar në momente të ndryshme, duke pohuar se kanë qenë të rrethuar nga njerëzit e tyre më të dashur në një natë e cila i dhuroi emocionet më të bukura.
revistawho.com