“Në 17 vite Ramush Haradinaj më ka rrahur vetëm me dashuri”- Anita Haradinaj flet pas lajmeve në mediat kosovare se u dhunua nga ish-kryeministri kosovar
Anita Haradinaj ka folur rreth lajmeve në mediat kosovare se u dhunua nga bashkëshorti, Ramush Haradinaj.
Gjatë një interviste, moderatorja u shpreh se përgjatë këtyre 17 viteve që janë bashkë “Ramush Haradinaj e ka rrahur vetëm me dashuri”.
Ajo u shpreh se “ky ishte një thashethem i ulët” dhe se ish-kryeministri kosovar nuk është sadist por është një baba dhe bashkëshort i mirë.
“Jam krenare që jam pjesë e familjes së Ramush Haradinajt. Asgjë në jetë nuk është e lehtë, të jesh grua asnjëherë nuk është e lehtë. Mua Ramushi ka 17 vite që më rreh me dashuri, nuk e di çfarë të them. Ky ishte një thashethem i ulët, nuk dua ta komentoj sepse ul nivelin tim, s’dua të bie në nën nivel të asaj çfarë jam, çfarë përfaqësoj dhe as ku jam sot.
Kam një burrë shumë të mirë, që më së paku është një sadist dhe është burrë shtetas, një baba i dashur e shumë i mirë,”– tha ajo në një intervistë për “ABC News”.
Anita Haradinaj u shpreh se më shumë sesa thashethemi, e mërziti shqetësimi që lajmi i krijoi familjarë dhe miqve të saj.
Moderatorja tregoi se më 6 tetor, datë kur supozohet se ndodhi dhuna, ajo ishte në Durrës duke festuar ditëlindjen e shoqes së saj.
“Ne e kemi si shprehje “na është trashur lëkura”. Nuk më ka bërë përshtypje thashethemi, sesa shqetësimi që I kanë bërë familjarëve, njerëzve, miqve, qoftë edhe fëmijëve. Isha në Durrës, nuk isha farë në Kosovë. Ramushi me fëmijët ishin në Kosovë, isha në ditëlindjen e shoqes sime, me 6 tetor, kam dëshmitar okular. Më morën në telefon të nesërmen dhe më thanë “Po ne ishim bashkë” (qesh),”– tregoi Anita Haradinaj.
Moderatorja tha se prej vitesh qarkullojnë rreth saj lajme të pavërteta, por se “ajo dhe Ramush Haradianj e kanë vërtetuar se janë ekipi i mirë”.
“Disa herë kur kam lindur fëmijët mi kanë bërë të sëmurë dhe të vdekur, ka pasur thashetheme të ndryshme këto 20 vite. Secila fazë I ka luftërat e veta, mund të jetë qëllim për të prishur reputacionin e tjetrit. Por ne i kemi dhënë provat që jemi një çift goxha ekip i mirë. Nuk jam grua që rrihem kaq e mirë sa jam (qesh). Bëj shaka, asnjë grua nuk duhet të dhunohet,”– përfundoi ajo.
/Panoramaplus.al