Ndryshon Tuna Sejdiu, s’do e njihni me flokë të zeza e fustan poshtë gjurit

Këngëtarja e njohur Tuna Sejdiu u distancua nga muzika, që kur ishte shtatzënë. Por edhe pas lindjes së djalit nga bashkëjetesa me Patris Berishën ajo vendosi t’i përkushtohej rritjes së fëmijës, duke qenë se postimet në rrjetet sociale ia dedikonte vetëm atij. Por tani ka ardhur koha për një rikthim dhe ajo sapo ka dhënë shenjën e parë. Në postimet e fundit, artistja i ka surprizuar të gjithë duke u shfaqur me një look krejt tjetër, aq sa vështirë të njihet që është ajo. Nga bionde e përhershme, këtë herë këngëtarja është shndërruar në një brune të theksuar me baluke dhe fustan të zi poshtë gjurit. Tuna ka qenë e ftuar në një festë miqsh, ndërkohë presim projektin e saj të ri muzikor. /Story.al/