Ndryshon ‘look’ për shkak të vjehrrës, ja si duket këngëtarja shqiptare

Këngëtarja Arta Bajrami është dalluar që në fillimet e saj për ‘look-un’ ekstravagant. Besojmë që të gjithëve i kujtohen këngët ‘Fiesta’, ‘Falet kjo zemër’ apo ‘Mos ta nin’. Mirëpo që kur është bërë nënë, Arta mesa duket ka vendosur të mos eksperimentojë shumë, për t’i qëndruar besnike flokëve brunë.

Arta-Bajrami-2

Pak orë më parë, këngëtarja ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instastory’ duke publikuar një foto me flokët bionde. ‘Veç për vjehrrën time të dashur jam bërë bionde’, shkruan Arta. Kjo tregon që ajo i paska marrëdhëniet shumë të afërta me vjehrrën, përderisa i ka plotësuar një dëshirë të tillë.

Arta-Bajrami-1

Kujtojmë që hiti i saj më i fundit ‘Malli m’ka marr’ u pëlqye shumë dhe vazhdon të dëgjohet edhe pse kanë kaluar tetë muaj nga lançimi./revistawho.com