Ndryshon jeta e modeles Kristina Bakiu, vendos shami në Turqi

Modelja dhe ish-velina e Ardit Gjebresë në programin “E diela shqiptare” prej muajsh i mungon publikut shqiptar. Që pas eksperiencës së kërcimit me regjisorin Drilon Hoxha në “Dance with me”, Kristina mesa duke po i përkushtohet karrierës si modele. Ajo ndodhet në Turqi ku për shkak të një projekti të caktuar është detyruar të ndryshojë dhe stil veshjeje. Para pak ditësh ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shihet me shami në kokë, ashtu si mikeshat apo koleget e saj modele. Siç shkruan poshtë fotos vajzat janë duke pozuar për një kompani turke tekstilesh. /Story.al/