Ndryshoi tekstin e këngës gjatë koncertit, këngëtarja turke burgoset për 11 muaj për akuzat e fyerjes ndaj Erdogan
Këngëtarja e famshme turke, Zuhal Olcay, njëkohësisht edhe aktore, u dënua me 11 muaj e 20 ditë burg për fyerje ndaj presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan gjatë një koncerti që ajo dha në Stamboll.
Hetuesit morën një ankesë se Olcay kishte ndryshuar tekstin e një prej këngëve dhe bëri gjeste dore gjatë një koncerti të vitit 2016 në Stamboll.
Në një video nga koncerti, ajo modifikoi një nga këngët e saj, nga “Bosh Vermisim Dunyani” në: “Recep Tayyip Erdogan, është bosh, është gënjeshtër”.
Oclay mohoi të kishte ndonjë fyerje të motivuar, por tha se në vend të kësaj ka pasur qëllim të përmirësonte rimën.
Prokurorët kishin kërkuar që Olcay të dënohej me katër vjet burg. Megjithatë, gjykata mbështeti dënimin më të gjatë pas pezullimit të saj vitin e kaluar.
Ajo pritet të lirohet në provë pasi ka shërbyer tre ditë burg.