Ndryshimi i fundit i ‘Bihter’ zemëron fansat: Nuk je më natyrale

Vështirë të shpëtojë ndonjë ndryshim në look i personazheve të njohur nga fansat e tyre. Edhe në rastet e ndonjë korrigjimi të vogël, ata nuk e kalojnë pa vëmendje dhe pa komente.

Rasti i fundit është ai i aktores së njohur turke, Beren Saat. E njohur për rolin e Bihterit në serialin “Dashuri e ndaluar”, Saat ka bërë një ndryshim të fundit duke mbushur dhëmbët, por kjo i ka ndarë fansat në dy grupe: grupi i parë që mendon se Bihter është e bukur në të dyja variantet dhe grupi tjetër “i zemëruar” mendon se aktorja e ka humbur natyralitetin: “Nuk e ke më nayralitetin”– shkruan një pjesë e mirë prej tyre.

Në daljen e saj të parë para kamerave, aktorja bukuroshe duket me imazh të ri dhe kaq u desh që fansat të nisnin komentet në rrjet, shoqëruar edhe me foton e saj.

Prej disa ditësh është bërë publik lajmi që Beren Saat është bërë pjesë e një projekti të ri, i cili do ta rikthejë në krah të aktorit Kivanç Tatlitug. Për detajet e projektit, dy protagonistët ende nuk kanë folur publikisht, por të gjithë e dinë që ky ribashkim pas 11-vjetësh do t’i kënaqë fansat e të dyve.