Ndryshimi drastik, Luana Vjollca bëhet brune

Luana Vjollca i ka qëndruar për një kohë shumë të gjatë besnike flokëve të saj bjond. Moderatorja duket se gjeti vetveten tek ky imazh, pas shumë eksperimentesh me flokët.

Mirëpo një foto e publikuar nga fotografi Flamur Llazi, zbuloi se moderatorja mund të jetë kthyer nw brune. Luana Vjollca shfaqej duke buzeqeshur e veshur me një xhaketë të zezë dhe me flokët në ngjyrë tw errwt. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia se kjo mund të jetë një foto e vjetër, shkruan IconStyle. Prej disa javësh, Luana Vjollca është shfaqur në moderimin e emisionit “Shiko Kush Luan”, me flokët e saj bionde dhe mezi presim të zbulojmë nëse realisht ka bërë këtë ndyshim drastik nw pamje.