Ndryshimet në qeveri / Rama shkarkon ministren e Financave Delina Ibrahimaj

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, është shkarkuar nga detyra e saj gjatë një mbledhjeje urgjente të Qeverisë shqiptare vetëm pak orë përpara se të mblidhet asambleja e partisë në Pushtet ku ishin përfolur ndryshime drastike.

Deri më Tani nuk është dhën asnjë arsye mbi këtë shkarkim. Mbledhja e sotme (në orën 17:30) e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ishte përfolur shumë si një fortunë ndryshimesh qeveritare, për shkak të goditjes në imazh që ka pësuar kabineti Rama nga afera e inceneratorëve, skandalet e Safet Gjicit dhe ato të fisit Raja. Por lajmi i beftë i shkarkimit paraprak të ministres së financave tregon se ka gjasa që ky skenar të mos ndodhë. Arsyeja është e thjeshtë: nëse njëri ka ndryshimet qeveritare u bë para asamblesë, ndoshta nuk ka kuptim që aty nuk do të ketë ndryshime të tjera. Përndryshe kryeministri Rama do ti shpallte të gjitha bashkë.

Sot pasdite pritet që Rama të vendosë se kush do ta drejtojë grupin parlamentar të PS, pas emërimit si ministër i punëve të brendshme të Taulant Ballës, si dhe të ndryshojë disa krerë qarqesh.

Ibrahimaj e mori portofolin e shtetit më shtator 2021, duke shërbyer në këtë detyrë për më pak se dy vjet.

Në vitin 2016 e në vijim ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Statistikave, INSTAT, në 2017 e në vijim anëtare e Këshillit Drejtues të FED Invest dhe anëtare e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Ndërsa, ajo mori emër në vitin 2019, kur u emërua në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, të cilën e mbajti deri në vitin 2019, përpara se të emërohej ministre.

Ajo ka qenë po ashtu në drejtimin e INSTAT gjatë viteve 2015-2016 dhe ka koordinuar çështjet financiare dhe ekonomike në Kryeministri më parë.

Shkarkimi i Ibrahimajt përbën edhe të dytin në pak ditë nga kryeministri Rama, i cili më parë ka liruar nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe në vend të tij emëroi Taulant Ballën në pozitën e lartë.

©Lapsi.al