Ndryshime në listën e Kombëtares, Albi DOKA ul në stol Elseid HYSAJN?

Në fundin e këtij muaji, Shqipëria do të luajë ndeshjet e radhës për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë tanë duhet të triumfojnë në mënyrë që të arrijnë vendin e parë. Por, duhet fituar doemos me Israelin dhe Islandën. Interesi është i madh për të mësuar se kush do të jenë futbollistët e ftuar nga trajneri Edi Reja.

“Ora News” raporton se italiani ka vendosur të grumbullojë edhe Albi Dokën. Ish-mbrojtësi i Tiranës ka fituar besimin e tij dhe pritet të jetë në fushë në dy ndeshjet e fundit të grupit. Nëse do të ndodhë kjo padyshim, që do të jetë lajm i bujshëm lënia në stol e Elseid Hysaj. Duhet theksuar se fjalën e fundit do ta thotë trajneri Edi Reja, pasi në linjën e djathtë vijon të shkëlqejë Balliu.